Kreu Ekonomi ​Projektligji për buxhet sot në lexim të dytë në Kuvend

​Projektligji për buxhet sot në lexim të dytë në Kuvend

nga Flamur Berisha

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare për të votuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Seanca e Kuvendit mbahet në ora 14:00. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar të hënën në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2021.

Pas diskutimeve, me 64 vota pro kaluan në parim këtë Projektbuxhet. Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro. Qeveria e kishte bartur Projektligjin për Buxhetin 2021 në Kuvend, ku shpërndarja e tij rrezikon ta lërë Kosovën edhe pa buxhet në muajin mars. Në momentin kur shpërndahet Kuvendi ose puna e tij pezullohet, të gjitha nismat ligjore u kthehen sponsoruesve përfshirë edhe Projektligjin për Buxhetin dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, në mungesë të një Ligji për Ndarjet Buxhetore do të vlenin vetëm për dy muajt e parë të vitit 2021 nëse zgjedhjet e përgjithshme për deputetët e Kuvendit janë mbajtur më pak se katër muaj para fillimit të vitit përkatës fiskal duke siguruar një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është e barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore nga Ligji i Ndarjeve Buxhetore të vitit 2020.

Pas kësaj periudhe vetëm Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal edhe për muajin mars.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni