Kreu Financa 100€ dënim kjo komunë gjdo qytetari qe thyen këtë rregull

100€ dënim kjo komunë gjdo qytetari qe thyen këtë rregull

nga Kontabilisti

Komuna e Drenasit ka marrë vendim që të ndalojë hedhjen e mjeteve piroteknike përgjatë festave të fundvitit.

Në vendimin e komunës, njoftohet se ndalohet përdorimi i tyre në hapësirat publike, rrugë e hapësira të tjera. Ndërkaq, sipas njoftimit, ata që e bëjnë një gjë të tillë do të dënohen me 100 euro gjobë, shkruan lajmi.net.

“Përmes kësaj urdhërese, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësirat publike dhe zona të banuara. Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta). Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në njoftim.

Ndalimi i përdorimit të tyre në hapësirat publike bëhet për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojë përdorimi i tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni