Armend Muja ne sallen e kuvendit deklaroj se:
Vendimi qytetarë për ta votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!
e ka pasë një implikim të drejtpërdrejtë + 461 milionë euro në buxhetin e shtetit për vetëm një vit. Në vitin 2011 të hyrat e buxhetit ishin 1,3 miliardë euro.
U desh 1 dekadë që ai të arrijë në 1,7 miliardë euro. Pra, ajo që nuk është bërë për 10 vite është bërë tash për 1 vit. Ky zhvillim ka pasur një jehonë të mirë edhe në tregun e punës. Në bazë të të dhënave statistikore, kur qeveria Kurti erdhi në pushtet trashëgoi 168 mijë punëkërkues të regjistruar.
Pas një viti, në bazë të të dhënave të fundit ky numër i punëkërkuesve ka ra në 82 mijë. Ky është numri më i ulët në dekadën e fundit. Në bazë të ATK-së, raporti i vitit 2021 thotë që janë shtuar 25 mijë deklarues tatimor. Të dhënat e Trustit Pensional thonë edhe më shumë.
Në bazë të tyre, në dhjetor 2021, janë regjistruar 420 mijë kontribuues aktiv apo rreth 40 mijë më shumë sesa në vitin 2019, dhe rreth 32 mijë më shumë sesa viti 2020.
Tjetër, eksportet e Kosovës, nga viti 2011 – 2019 rrallëherë e kanë kaluar 350 milionë euro. Ka mjaftuar një vit që eksportet e mallrave të mbërrijnë në 750 milionë euro. Pra, dyfishi krahasuar me 2019. Investimet e huaja direkte po ashtu janë dyfishuar.
Në vitin 2019 ishin 254 milionë euro investime të huaja direkte në vend – nëse i shikoni të dhënat për vitin 2021, shihni shifrën 530 milionë euro, pra dyfishim. Këta indikator janë shpresëdhënës për zhvillim e prosperitet në vend