Që nga data 21 prill është hapur aplikimi për 100 eurot shtesë me të cilat Qeveria e Kosovës zgjodhi t’i mbështesë punëtorët e sektorit privat, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, sot është afati i fundit për aplikim lidhur me këto shtesë.
Ndërkohë, Ministria e Financave ende nuk ka bërë të ditur se kur do të dalin në llogaritë bankare të punëtorëve dhe studentëve këto 100 euro.
Kujtojmë se, ministri, Hekuran Murati, më 29 prill, njoftoi se në javën e parë të muajit maj do të nis shqyrtimi i aplikimeve.
Ndryshe, përveç sektorit privat edhe studentët janë në pritje të 100 eurove të ndara nga Qeveria.
Në këtë LINK mund të aplikoni.