Kreu Financa Hapja e bunarëve në Afrikë në emër të bamirësisë, po del të jetë mashtrim?

Hapja e bunarëve në Afrikë në emër të bamirësisë, po del të jetë mashtrim?

nga Kontabilisti

Hapja e puseve me ujë të pijshëm nëpër vendet e varfëra myslimane në Afrikë dhe Azi, është kthyer në një trend, ndryshe nga trendet që i shohim në rrjete sociale.

Ky lloj trendi është duke u aplikuar nga shumë qytetarë, të cilët hapjen e tyre e bëjnë në emër të tyre apo të ndonjë familjari që nuk jeton më.

Këtij trendi nuk i kanë ikur as edhe fytyrat publike.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe boksieri, Robin Krasniqi, i cili në shkurt të 2021 ka hapur një bunar në emër të tij.

Robini këtë e kishte ndarë edhe me ndjekësit e tij në rrjete sociale, teksa ishte shprehur i lumtur për këtë.

Një bunar tjetër i hapur ishte edhe nga këngëtari, Shaqir Cërvadiku.

Cërvadiku, bunarin e kishte hapur në Kamboxhia të Azisë në gusht të 2019.

Ky bunar u jap në emër të tij dhe të gruas së tij të ndjerë.

Në një postim në facebook, ai tha se kjo hapje e bunarit ishte një gjë e mirë sepse nëpër ato vende njerëzit udhëtojnë me kilometra për të gjetur ujë të pijshëm.

Së fundi KIKS Kosova, ka zhbilluar një hulumtim lidhur me pretendimet se shqiptarët po hapin bunare në Indonezi për komunitetin mysliman.

Përmes disa telefonatave me drejtues të fondacionit “pa ujë s’ka jetë”, KIKS insiston që të merr informata shtesë për format e pagesës dhe mënyrën e hapjes së bunarit.

Shumë gjëra për këtë drejtues të kësaj nisme me oferta bamirësie janë të panjohura dhe me shumë pikëpyetje.

KIKS Kosova gjithashtu ka kontaktuar edhe boksierin Robin Krasniqi dhe këngëtarin Shaqir Cërvadiku, ku u ka dhënë mundësinë që të flasin më shumë për këtë iniciativë të tyre, por ata kanë refuzuar të përgjigjen, duke thënë se nuk duan të deklarohen për veprime humanitare. Shiko videon e plote ketu:

https://www.facebook.com/kikskosova/videos/668027844958978

Ju gjithashtu mund të pëlqeni