Kreu Financa Kështu mund të aplikoni për grande në Ministrine e Zhvillimit Rajonal

Kështu mund të aplikoni për grande në Ministrine e Zhvillimit Rajonal

nga Kontabilisti

(Shtojca A1): Formulari për kategorinë Start-Up

– (Shtojca A2) Formulari për kategorinë LOT 1 – Biznes Ekzistues

– (Shtojca A3) Formulari për kategorinë LOT 2 – Biznes Ekzistues

– (Shtojca B1): Buxheti dhe burimet e financimit

– (Shtojca B2): Projeksioni Financiar

– (Shtojca C 1): Deklarata nën betim;

– (Shtojca D1): Plani i Veprimit

Orari Indikativ PZHRB 2023

Udhëzuesi për aplikantë,  Skema e Granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2023“

Sqarim: Aplikimi bëhet online përmes Email-it sipas Rajonit Zhvillimor.  

  • Për rajonin zhvillimor Qendër, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Shtime, Graçanicë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.qender@rks-gov.net
  • Për rajonin zhvillimor Jug, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Dragash, Malishevë, Rahovec, Prizren, Suharekë, Mamushë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.jug@rks-gov.net
  • Për rajonin zhvillimor Lindje, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Viti, Hani Elezit, Novobërdë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Shtërpce) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.lindje@rks-gov.net
  • Për rajonin zhvillimor Perëndim, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë, Junik, Pejë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.perendim@rks-gov.net
  • Për rajonin zhvillimor Veri, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Mitrovicë e Jugut,  Skënderaj, Vushtrri, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.veri@rks-gov.net

Aplikimi:

Për Start-Up aplikimi duhet të bëhet nga personat të cilët synojnë të fillojnë biznesin dhe  jo nga persona të tjerë në emër të tyre.

Për LOT 1 dhe LOT 2 (biznese ekzistuese) aplikimi duhet të bëhet nga pronarët/aksionarët e bizneseve siç figurojnë në çertifikatën e ARBK-së apo të autorizuarit e tyre me autorizim të noterizuar.

Sqarim: Një aplikant nuk mund të dorëzojë më shumë se një aplikacion në këtë Thirrje për Propozime, si dhe i gjithë dokumentacioni duhet të përcjellet vetëm me një email.

Afati i fundit për aplikim është më datë 05.06.2023. deri ora 16.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni