Janë bërë tre muaj prej kur Trusti është bllokuar në mungesë të anëtarëve të bordit të cilëve u ka skaduar mandati që nga fundi i shkurtit. Opozita, zvarritjen e procesit po e konsideron si tentim për ta kapur këtë institucion.
Janë bërë tre muaj prej kur Trusti është bllokuar në mungesë të anëtarëve të bordit të cilëve u ka skaduar mandati që nga fundi i shkurtit. Opozita, zvarritjen e procesit po e konsideron si tentim për ta kapur këtë institucion.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili i ka thënë televizionit që emërimi i anëtarëve të bordit është në proces.
Ndërsa nga institucioni i Auditorit të përgjithshëm nuk kanë dhënë përgjigje konkrete për ecurinë e procesit.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju lutem t’i drejtoheni Bankës Qendrore si bartëse e procesit. Auditorja e Përgjithshme i përgjigjet të gjitha kërkesave sipas përgjegjësive të përcaktuara me ligj”.
Por, gjithë kjo shtyrje e këtij procesi për tre muaj sipas anëtarit të Komisionit për Buxhet, Mergim Lushtaku po bëhet që ky institucion të kapet nga pushteti.
“Guvernatori tash është me Ushtrues detyre, një ushtrues detyre i cili është zgjedhur anëtar i bordit të BQK-së e i cili ka qenë më herët edhe kandidat i Vetëvendosjes, shihet qartë që ka një lidhje që donë të politizojnë dhe të kapin me të vërtetë institucionet publike”, ka thënë deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.
Në momentin kur kishte skaduar mandati i anëtarëve të trustit, Fondi i Kursimeve Pensionale kishte dal me deklaratë duke thënë se mungesa e Bordit Drejtues ia pamundëson institucionit të ndërmarrë çfarëdo vendimi për investimin e mjeteve pensionale, si për investimet e mjeteve pensionale jashtë Kosovës ashtu edhe për ato brenda Kosovës./RTV Dukagjini/