Reagim lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronë
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se kushtëzimi për të nxjerrur vërtetimin e shlyerjes së borxhit të Tatimit në Pronë për të regjistruar veturën është hequr qysh në vitin 2021, bazuar në Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në tetor të vitit 2021.
Për më tepër, me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-176 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e Tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes nenit 111 ka fshirë nenin 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë.
Pra, rekomandimi i dhënë nga Avokati i Popullit lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme veçse është adresuar kohë më parë nga Ministria.
MFPT është e vendosur dhe e përkushtuar ndaj zvogëlimit të barrës administrative e ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.
Lajmi: https://indeksonline.net/avokati-i-popullit-i-kerkon…/
Rregullorja: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=50288
Ligji për Tatimin në Pronë: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=78181
Ligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=78181