Nëse doni me ditë çka është barra tatimore, pse dhe kur vendoset ajo, shihni më poshtë disa sqarime:
Barrë tatimore, do të thotë e drejta e Administratës Tatimore të Kosovës që të marrë dhe të mbajë pasurinë e tatimpaguesit si siguri për pagesën e çdo tatimi dhe të drejtën për të shitur pasurinë e tillë dhe për të përdorur paratë e shitjes për pagesën e atij tatimi. Pra, ky dokument do të mbroj të drejtën e Administratës Tatimore për pagesat e borxheve me prioritet të posaçëm.
Nëse një person i cili është i detyruar të paguajë ndonjë tatim ndaj ATK-së, sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë shpërfill apo refuzon të paguajë atë tatim brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit, sikurse është paraparë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, do ti lind një barrë tatimore në pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme.
Barra Tatimore përfundon gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit të obligimit tatimor.
Më shumë info, kliko linkunhttps://www.atk-ks.org/pyetje-dhe-pergjigje-per-borxhet…/