Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpallur konkurs për pesë skema të bursave universitare, si dhe ka ndarë 3 milionë euro mbështetje financiare për studentë kosovare që studiojnë në vitin akademik 2023-2024.
Lajmin e ka konfirmuar ministrja Arbërie Nagavci në rrjetin social Facebook.
Për rimbursimin e studentëve për vitin akademik 2023/2024 janë buxhetuar 3 milionë euro, të cilat do të ndahen sipas këtyre kategorive:
1.-1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve.
2.-100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor.
3.-Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9.
4.-Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master
5.- 20 bursa nga 7 mijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master.
Linku për aplikim:
https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=%2FServices%2FSubService%3Fservice%3D408