Kreu Financa Njoftim nga ATK dhe Dogana e Kosoves. Fillojne vizitat tek keto biznese

Njoftim nga ATK dhe Dogana e Kosoves. Fillojne vizitat tek keto biznese

nga Kontabilisti

Dogana e Kosovës së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës po zhvillojnë aksion në pesë lokacione të Prishtinës.

Për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka bërë të ditur se në këto lokacione po kontrollohen bizneset që merren me importin e fishekzjarreve.

“Po kemi kontrolle tek bizneset që merren me importin e fishekzjarreve. Kontrollet janë në pesë lokacione”, tha Stavileci për Reporteri.net.

Tutje ai ka shtuar se aksioni po vazhdon ende.

Vitin e kaluar, kanë qenë kryetarët e komunave ata të cilët kanë vendosur për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës në vitin 2022, shitja e mjeteve piroteknike është e paligjshme.

Krahas kësaj, edhe përdorimi i tyre është i paligjshëm.

“Shitja e mjeteve piroteknike është e paligjshme. Një nga mënyrat për të parandaluar përdorimin e tyre, dhe rrjedhimisht dëmtimet e mundshme, është denoncimi i shitësve. Edhe përdorimi është i paligjshëm”, thuhej në njoftimin e MPB-së.

Tutje, MPB-ja kishte bërë të ditur se gjobat për këto shkelje variojnë nga 200 deri në 500 euro për përdorim dhe 3 deri në 10 vjet burg për prodhimin dhe tregtimin e mjeteve piroteknike./Reporteri.net/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni