Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare. Keshtu deklarohet Ministri Murati per vonesat qe po behen deri ne bartjen e mjeteve nga Llogaria e Thesarit tek llogaria e perfituesve. Pra ky proces pritet te perfundoj sot.
Ministri Murati deklarohet se kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim:
– Pensionistët e moshës
– Kategoritë e luftës
– Pensionet për aftësi të kufizuara
– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe
– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro.