VENDIM
1. Nga data 13.07.2024 deri me 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzana.
2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzana punojnë nga shtëpitë.
3. Nga data 13.07.2024 deri me 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
4. Nga data 13.07.2024 deri me 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orareve 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht – 2024, ndërmerren masat.
6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.