Ministria e Financave ka njoftuar te gjithe perfituesit e skemes per shtesa per femije se shtesat me rritje pritet te ekzekutohen nga muaji Gusht 2024. Pra, deri më tani, shtesat kanë qenë:
20 euro për fëmijët 0-2 vjeç
10 euro për fëmijët 3-16 vjec
Ndërsa me skemëm e re, nuk ka më dallim 0-2 apo 3-16, por dallimi bëht tek numri i fëmijëve që familja ka.
Për familjen që ka vetëm 1 fëmi të moshës 0-16 vjeç, familja merr shtesa prej 20 euro/muaj apo 240 euro/vit.
Për familjen që ka 2 fëmijë të moshës 0-16 vjeç, familja merr shtesa 40 euro/muaj (2×20) apo 480 euro/vit.
Për familjen që ka 3 fëmijë të moshës 0-16 vjeç, familja merr shtesa 90 euro/muaj (3×30) apo 1,080 euro/vit.
Pra kapërcimi i madh bëhet tek fëmiu i tretë, i cili familjes ia shton 50 euro/muaj apo 600 euro/vit më shumë, sesa shuma e shtesave që familja merr kur ka 2 fëmijë.
Sepse nga shtesat 40 euro/muaj (480 euro/vit) për dy fëmijë, kalohet në 90 euro/muaj (1,080 euro/vit) për tre fëmijë.
Edhe fëmijët tjerë pas të tretit, shtesat do t’i kenë nga 30 euro secili.