Pagat e sektorit Publik sipas kalendarit mujor te pagesave pritet te ekzekutohen ne diten e fundit te muajit kalendarit. Pra per muajin Korrik 2024 ato pritet te behen sot me daten 31 Korrik raporton Kontabilisti.info
Njeashtu Ministria e Financave ka publikuar kalendarin e pagesave per secilen kategori te cilin mund ta gjeni ne platformen tone.
Me datë 15 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe skemat pensionale që nuk kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK;
Me datë 20 të çdo muaji do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare);
Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës;
Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;
Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike