Kreu Financa Nga 1 gushti, nëse s’keni mundësi të paguani rrymën dhe ju ndërpritet – ngarkoheni me një taksë prej 17.7 euro

Nga 1 gushti, nëse s’keni mundësi të paguani rrymën dhe ju ndërpritet – ngarkoheni me një taksë prej 17.7 euro

nga Kontabilisti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë nga e enjtja e 1 gushtit të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi ta paguajnë rrymën dhe ju ndërpritet do të ngarkohen me një taksë prej 17.7 euro.

“17.7 Euro – taksa zhvatëse e Albin Kurtit. Nga nesër, nëse nuk keni mundësi të paguani rrymën dhe ajo ju ndërpritet, do të ngarkoheni edhe me një taksë zhvatëse prej 17.7 euro. Krejt kjo falë vendimit të ZRRE-së, të zgjedhur nga Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ju lutem kontaktoni deputetët e VV që vijnë nga qyteti juaj dhe kërkoni llogari. Pse asnjëri prej tyre nuk guxon të kundërshtojë këtë zhvatje?”, ka pyetur ai.

Selmanaj ka theksuar se kryeministri aktual kishte premtuar se do e zvogëlonte çmimin e energjisë elektrike, përkundrazi sipas tij, u rritë dy herë.

“Çmimi i energjisë është rritur dy herë, duke u bërë gati 100% më i shtrenjtë se në fillim të mandatit të qeverisë Kurti”, shtoi.

“Në Norvegji nuk ka kësi takse zhvatëse. Ta gëzoni qeverinë e majtë që mendon vetëm për popull”, ka ironizuar ai.

Nga 1 prilli i 2023-ës qytetarët në Kosovë kanë nisur t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike për 15 për qind më shtrenjtë.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa 3.34 centë gjatë natës.

E në dhjetor faturat sërish kishin pësuar rritje pa paralajmërim.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1 mijë e 300 megavate në orë./Albanianpost.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni