Kreu Financa Njoftim nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Njoftim nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

nga Kontabilisti

Njoftohen shoqëritë tregtare se mund të dërgojnë ankesat e tyre ndaj vendimeve të shkallës së dytë të lëshuara nga ATK dhe Dogana

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se shoqëritë tregtare mund të dorëzojnë ankesat ndaj vendimeve të shkallës së dytë të lëshuara nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës në mekanizmin e veçantë për trajtimin e tyre. Ky mekanizëm do t’i trajtojë ankesat e palëve brenda 30 ditëve dhe synon të kursejë palët nga procedurat gjyqësore që mund të zgjasin më shumë.

Pra, duke filluar nga data 29.07.2024, shoqëritë tregtare mund të kenë qasje në këtë mekanizëm duke i dorëzuar ankesat e tyre pranë pranë Arkivës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që gjendet në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, apo edhe në formë elektronike në 📧 : bordi.ankesa@rks-gov.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni