Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë sot lanson thirrjen e dytë publike lidhur me projektin e tyre të shumë përfolur.
Bëhet fjalë për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”, raporton Klankosova.tv.
Thirrja bëhet në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës nga ora 14:30.
Aplikimet do te behen ne e-kosova
Nga ky projekt mund të përfitojnë familjet që dëshirojnë të investojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre.