Kreu Financa Njoftim rreth ekzekutimit te pagesave per libra

Njoftim rreth ekzekutimit te pagesave per libra

nga Kontabilisti

Vazhdon subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore

Kam kënaqësinë të ju informoj se deri sot kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot.

Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën libri@rks-gov.net është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.

Ashtu siç e kemi thënë, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni