Kreu Financa Zyrtare: Qeveria e rrite perseri pagen minimale. Vlera eshte 350 euro

Zyrtare: Qeveria e rrite perseri pagen minimale. Vlera eshte 350 euro

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës do të rritë pagën minimale në 350 euro, ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se niveli i pagës minimale do të jetë i liruar nga tatimi.

Kurti: Do të rrisim pagën minimale në 350 euro bruto në muaj

Kete e ka konfirmuar edhe Ministri Murati

“Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale më në fund u hap rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej 13 vitesh. Ndërkaq sot do të shqyrtojmë propozimin që niveli i pagës minimale të jetë 2 euro për dy orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati bëri me dije se kjo pagë do të hyjë në fuqi nga 1 tetori.

“Do të hyjë në fuqi nga data 1 tetor që t’u japim kohë organizatave dhe bizneseve t’i bëjnë përshtatjet e nevojshme”, tha Murati.

Duke folur për fillimin e vitit të ri shkollor, Kurti tha se deri tani kanë aplikuar mbi 195 mijë prindër për subvencionimin e teksteve apo materialeve shkollore.

Kurti: Gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor

“Deri tani kanë aplikuar gjithsej 194 mijë e 160 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve apo materialeve shkollore, ndërkaq janë subvencionuar gjithsej 171 mijë e 200. Gjithçka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor”, shtoi Kurti.

Krahas këtyre, kreu qeveritar tha se transformimi në shëndetësi po bëhet në mënyrë të qëndrueshme dhe rrënjësor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni