Kreu Financa Lajm i mire: Lansohet skema e granteve prej 1.9 milion euro per biznese nga MINT

Lajm i mire: Lansohet skema e granteve prej 1.9 milion euro per biznese nga MINT

nga Kontabilisti

MINT në bashkëpunim me LUXDEV lansojnë grant skemën për Inovacion në vlerë prej 1.9 milionë euro.

Kjo skemë ka qëllim mbështetjen e bizneseve start-up dhe ndëmarrjeve mikro, të vogla e të mesme me koncepte inovative, tha ministrja e MINT, Rozeta Hajdari.

“Me këtë skemë synojmë të krijojmë vende të reja të punës, të rrisim eksportet, duke fuqizuar produkte inovative, të rrisim investimet me produkte të reja përmes metodave inovative të prodhimit në sektorë të rëndësishëm ekonomik”, ka thënë ministrja Hajdari.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni