Kreu Financa Kryeministri i rrite pagat e sektorit publik. Ja sa eshte vlera

Kryeministri i rrite pagat e sektorit publik. Ja sa eshte vlera

nga Kontabilisti

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi, raporton Express.

Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.

“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur I gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetetës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi nga janari  0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka bëre të ditur se nga viti i ardhshëm do të bëjnë rritje të pagave, por kësaj radhe jo duke e rritur koeficinetin por duke e rritur për një njësi për sektorë.

Kurti theksojë së po bëjnë një rritje subsatanciale për sektorin publik, në përputhje me kornizat.

Pra, koeficienti do të jetë i njëjtë në vlerë prej 105, por do të rritet për një njësi në sektor.

“Një rritje subsatancioale në sektorin publik, duke qene në përputhje më kornizën, duke pasur parasysh nevojën për ata që kanë paga më të ulta.

Ne kemi shkuar në maksimalen e lejuar dhe kemi vendosur që ta rrisim koeficientit për një njësi, ra vlera e një koeficienti mbetet 105 por rritet për të gjithë sektorët për një njësi”, tha Kurti./IndeksOnline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni