Në mbledhjen e 228-të të Qeverisë u miratua Projekt Ligji i Buxhetit për vitin 2025 i cili arrin nivelin prej 3.608 miliardë euro, rreth 300 milionë euro më i lartë se në vitin 2024.
Me buxhetin për vitin 2025:
916.5 milionë euro shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.
105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.
208 milionë euro shkojnë për mbrojtje duke shënuar që nga fillimi nivelin prej 2% të BPV-së.
+100 milionë euro shtesë do të ndahen për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20% që është miratuar tashmë.
+60 milionë euro do të shtohen për skemën e shtesave për fëmijë, duke mbuluar rritjen e kësaj skeme që u shënua në tre-vjetorin e lansimit të skemës.
3.2% më shumë mjete për mallra dhe shërbime se në vitin 2024 (përfshirë shpenzimet komunale).
8.75% më shumë mjete për subvencione dhe transfere se në vitin 2024.
8.3% më shumë mjete për investime kapitale se në vitin 2024.
Vlen të theksohet se të gjitha këto ndryshime janë bërë në përputhje me rregullën fiskale të kufirit të deficitit buxhetor.