Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionmarrësit.
Murati ka bërë të ditur se kjo mbështetje vjen falë performancës së mirë buxhetore, pavarësisht sfidave.
Ministri tha se do të mundohen t’i ekzekutojnë mjetet javën e ardhshme, (kete jave) duke theksuar se nuk do të ketë nevojë për ndonjë aplikim.
“Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, tha Murati.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet. /Telegrafi/