Ministrja e Financave nga Qeveria Hoti, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se janë duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që qytetarëve t’u lejohet deri në 10 për qind e kursimeve, në mënyrë që të kalohet më lehtë kriza që ka shkaktuar pandemia, shkruan Gazeta Metro.
Kështu deklaroi ajo sontë në Pressing, ku tha se janë ende në diskutime me Trustin, rreth një ideje të tillë.
‘’Pandemia shkaktoi dëme të mëdha. Ne duhet të investojmë deri 2.5 miliardë nga buxheti. 70% e bizneseve do të subvencionohen. Po diskutojmë edhe me Trustin për të lejuar tërheqje deri në 10%.’’, ka thënë ajo.
Trusti do të lejojë mundësinë që gjithkush të shkojë të tërheqë deri në 10% të kursimeve të tij.’’, shtoi ajo tutje.
Sipas Bajramit, një gjë e tillë nuk do të ishte problematike për Trustin, pasi që ka shumë investime dhe ka mjaft para të kursyera, përcjell Gazeta Metro.
‘’Ideja themelore ka qenë që të tërhiqen 10%. Kjo nuk është shumë problematike për Trustin. E dini që Trusti ka investime. Por ajo mund t’i shesë obligacionet për një periudhë të shkrutë kohore. Krejt cka na duhet është një ndryshim i dy neneve që t’i lejojmë Trustit që të bëjë këtë. Tani jemi në konsultime me ekspertë nëse Qeveria do të rimbursojë brenda një periudhë të gjithë, apo vetëm disa. Këto do të bëhen me kategori. Ata që kanë 10 mijë do t’i rimbursojmë të gjitha. Ata që kanë mbi 10 mijë po mendojmë t’ju kthejmë 50%. Ndërsa ata që kanë mbi 20 mijë të kursyera, atëherë mund që të mos rimbursohen fare.’’, tha Bajrami.
Ndërkohë, ajo ka thënë se edhe paratë e Pakos Emergjente do të vazhdojnë të implementohen tutje