Shoqëritë tregtare përgatisin pasqyrat vjetore financiare në formatin, përmbajtjen dhe mënyrën siç është përcaktuar me këtë Ligj dhe aktet nënligjore. Me përjashtim të dispozitës së paragrafit 1. të këtij neni, shoqëritë tregtare, afarizmi i të cilëve përcaktohet me legjislacionin ne fuqi dhe sipas të cilit organi i autorizuar për ushtrim të mbikëqyrjes së afarizmit të tyre ka të përcaktuar përmbajtjen dhe strukturën e pasqyrave financiare vjetore përmes depozitave, hartojnë pasqyrat vjetore financiare në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi.
Pasqyrat vjetore financiare përmbajnë:
Pasqyrën e Pozitës Financiare në fund të periudhës, Pasqyrën e të Ardhurave Përmbledhëse për periudhën, Pasqyrën e Rrjedhës së Parasë për periudhën, Pasqyrën e Ndryshimeve në Ekuitet; dhe Shënimet, të cilat përbëjnë një përmbledhje të politikave të rëndësishme kontabël dhe shënime të tjera sqaruese.