Kreu Biznes Nga nesër do ta keni të vështirë bartjen e mbi 10 mijë eurove kesh në Kosovë, ja rregullat e reja

Nga nesër do ta keni të vështirë bartjen e mbi 10 mijë eurove kesh në Kosovë, ja rregullat e reja

nga Flamur Berisha

Të gjithë udhëtarëve që hyjnë ose dalin nga territori i BE-së do t’u kërkohet të plotësojnë një deklaratë parash kur mbajnë 10,000 € ose më shumë në një monedhë ose ekuivalent në monedha të tjera, si dhe në mjete të tjera pagese të tilla si çeqet e udhëtarëve ose kambialët.

Pra, secili person që ka mbi 10 mijë euro, duhet ta ketë dokumentin autorizues zyrtar që tregon origjinën e parave, tërheqjen e tyre, dhe arsyen e përdorimit, shkruan Indeksonline.

Komisioni Evropian deklaron se rregulli i ri është pjesë e përpjekjeve të BE në luftën kundër pastrimit të parave dhe burimeve të financimit të terrorizmit, shkruan Indeksonline.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni