Me qëllim të përkrahjes më të madhe për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe punësimit, kam nënshkruar vendimin për ndarjen e 90 bursave për nxënës të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtimet teknike.
Këto bursa do të ndahen nga MASHTI dhe Projekti ‘LuxDev KSV/020’ për vitin shkollor 2021/2022. Numri i bursave nga MASHT-i do të jetë 40 kurse nga Projekti i ‘LuxDev KSV/020’ do të jetë 50.
MASHT-i do të ndajë 20 bursa për nxënësit e IAAP-ve në drejtimet deficitare dhe 20 bursa për vajzat në drejtimet teknike. Ndërkaq, projekti i ‘LuxDev KSV/020’ do të ndajë 30 bursa për nxënësit e IIAP-ve në drejtimet deficitare dhe 20 bursa për vajzat në drejtimet teknike. Vlera e bursës do të jetë 500 euro për vit shkollor.
Konkursi pritet të shpallet bashkë me konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta. Ftoj nxënësit që do të regjistrohen në institucioneve e arsimit profesional si dhe vajzat në drejtimet teknike që të aplikojnë për këto bursa.
Bursat do të ndahen për nxënësit që i plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas UA 136/2020.