Administrata Tatimore e Kosovës, ri-njofton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Identifikues të Biznesit / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.
Bazuar në Planin Strategjik 2021-2025 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2021, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për trajtimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitete në lëmin e ndërtimit, me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor.
ATK do të vazhdoj me Projektin “Përmirësimi i Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë”, sipas qasjes holistike në trajtimin e riskut, ku në fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, si në tabelën e bashkangjitur.ATK, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.𝐹𝑎𝑙𝑒𝑚𝑖𝑛𝑑𝑒𝑟𝑖𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑎𝑔𝑢𝑎𝑛𝑖 𝑡𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑟𝑖𝑏𝑢𝑜𝑛𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑧ℎ𝑣𝑖𝑙𝑙𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑒̈!