Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e buxhetit të rishikuar për vitin 2021.
Ky projektligj u miratua, ndërkaq paraprakisht disa nga ministrat patën kërkesa specifike sa i përket buxhetit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha gjatë mbledhjes që me këtë projektligj, rimëkëmbja është prioritet.
Buxheti i rishikuar për 2021 është mbi 2.5 miliardë. Ai tha se të hyrat buxhetore kanë treguar një performancë tejet të kënaqshme gjatë pesë muajve të parë të vitit 2021.
Ndër të tjera, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kërkuar që të ndahet edhe një pjesë buxhet për ministrinë që ai drejton, sepse siç tha ai kanë borxhe të trashëguara nga qeveria e kaluar.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po ashtu tha se kanë nevojë për buxhet për blerjen e dronëve për nevoja të ministrisë së tij.