Kreu Biznes Qeveria merr vendim: Ndahen 11.9 milionë euro per kete kategori!

Qeveria merr vendim: Ndahen 11.9 milionë euro per kete kategori!

nga Flamur Berisha

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar rreth 12 milionë euro për blerjen e katër dronëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mehaj ka thënë se është nevojë që Kosova t’i ketë dronët ‘Puma’, të cilët planifikojnë t’i blejnë nga SHBA-të, shkruan Reporteri.net.

“Është nevojë që të kemi dronët Puma të cilët planifikojmë t’i blejmë nga SHBA-ja.  Janë 11.9 milion euro dhe kjo shumë paraqet vlerën” ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se është dakord me propozimin e Mehajt për ndryshim në rishikim dhe kërkesën që ka bërë, por fjalën ia kaloi edhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se nëse Kabineti është i pajtimit, kjo mund të përfshihet dhe mund të merret në vendim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Mund ta prezantojmë si kërkesë dhe deri atëherë po besoj edhe ministri mund të dakordohet, pra zotimin e Qeverisë mund ta marrë që tani.”, ka thënë Murati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni