Kreu Financa Njoftim per qytetaret e Kosoves nga Byroja e Sigurimeve!

Njoftim per qytetaret e Kosoves nga Byroja e Sigurimeve!

nga Flamur Berisha

Sot është nënshkruar marrëveshja për heqjen e sigurimit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në mes të drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtorit të Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.

“… është ndër marrëveshjet më të rëndësishme, pasi u hapë rrugën të dyja vendeve për lëvizje të lirë… Kjo marrëveshje është përmendur që 20 vite dhe sot po e finalizojmë”, tha Mazreku.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë prej 15 euro kur shkojnë në Mal të Zi, pas kësaj marrëveshjeje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni