Sot kisha nderin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të nënshkruaj marrëveshjen e financimit me Bankën Investive Evropiane, me anë të së cilës mundësohet shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, në vlerë prej 40 milionë euro.
Kjo mundëson garantimin e deri në 120 milionë euro kredi shtesë për bizneset e vogla dhe të mesme, dhe është njëra nga masat e shumta të pakos së ringjalljes ekonomike. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në kuadër të një takimi të nivelit drejtues, në mes të Kryeministrit Kurti bashkë me Ministrat e linjave, dhe zv. Presidentes së BIE, znj. Lilyana Pavlova me ekipin e saj.