Kreu Biznes ATK njofton se jane duke u identifikuar bizneset qe po i shmangen obligimeve tatimore (Broshura)

ATK njofton se jane duke u identifikuar bizneset qe po i shmangen obligimeve tatimore (Broshura)

nga Flamur Berisha

ATK publikon Broshurën “Përmbushja tatimore”

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë Personat lidhur me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, ka publikuar Broshurën “Përmbushja tatimore”.

Në një vend modern, që Kosova synon të jetë, nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera të përcaktuara me ligj. Andaj, Personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik në Kosovë, në bazë të legjislacionit tatimor të Kosovës, janë të obliguar të Regjistrohen, Mbajnë dokumentacion, Deklarojnë dhe Paguajnë tatimin.

Përmes kësaj broshure të gjithë Personat do të informohen më për së afërmi për obligimet e tyre tatimore, si: mënyrën e Regjistrimit, mbajtjes së dokumentacionit, deklarimit dhe pagesës së tatimeve dhe kontributeve, konform Legjislacionit tatimor në fuqi.

Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi do të identifikojë Personat, të cilët i’u shmangen detyrimeve tatimore.💡Njëherësh, ATK, inkurajon të gjithë Personat, që të deklarojnë dhe paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve.

Broshura “Përmbushja tatimore” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia, si dhe të njëjtën çdo person mund ta ketë edhe në formë fizike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni