Kreu Biznes Pas 12 vitesh pritje, sot ka kaluar në Kuvend, Ligji për Tregti me Naftë

Pas 12 vitesh pritje, sot ka kaluar në Kuvend, Ligji për Tregti me Naftë

nga Flamur Berisha

Pas 12 vjet pritjesh, më në fund ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Tregti me Naftë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për këtë ligj që kishte 12 vjet që po sillej në sirtar të Ministrisë së Tregtisë, transmeton Indeksonline.

Draftimin e ligjit e kanë bërë Shoqata e Naftarëve së bashku me MTI-në.

Në një prononcim për Indeksonline, Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani ka falënderuar deputetët që e votuan kalimin e ligjit.

“Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e votuan Ligjin e Naftës, ku ky lijg nuk kaloi që një dekad. Përgëzoj për punën e bërë ministren, Rozeta Hajdari dhe Qeverinë Kurti”, u shprehë ai./Indeksonline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni