Kreu Financa Biznesi blen mallra nga qytetaret dhe i eksporton jashte vendit. Si trajtohet origjina e mallit ne doganë?

Biznesi blen mallra nga qytetaret dhe i eksporton jashte vendit. Si trajtohet origjina e mallit ne doganë?

nga Flamur Berisha

Neni 31 i Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcakton mbajtjen e tatimit në burim për Kategori të Veçanta, citojmë:

“1. Çdo tatimpagues që bënë pagesa për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve recikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to është I obliguar të mbajë tatimin në burim në shkallën prej nje përqind (1%) të bruto pagesës, në momentin e pagesës.

2.Secili tatimpagues, që kërkohet të mbajë tatimin në burim sipas paragrafit 1 të këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogarinë e caktuar nga ATK-ja në një bankë, apo institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerr nga Ministri.

3.Secili tatimpagues që kërkohet të mbajë tatimin në burim sipas paragrafit 1 të këtij neni, deri më 1 mars të vitit vijues të periudhës tatimore, i siguron secilit person fizik jo afarist nga i cili është mbajtur tatimi në burim, një certifikatë të tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar në aktin nën ligjor të nxjerr nga Ministri.”

Po ashtu edhe Neni 31 i Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016, për zbatim të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcakton mbajtjen e tatimit në burim për Kategori të Veçanta, citojmë:

“1. Tatimpaguesi që bënë pagesa për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve ricikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to, në momentin e pagesës mban tatimin në burim në shkallën prej nje përqind (1%) në bruto pagesë.

2.Tatimpaguesi që mban tatimin në burim sipas paragrafit 1 të këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogarinë e caktuar nga ATK-ja në një bankë, apo institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik.

3.Tatimpaguesi i cili mban tatimin në burim sipas dispozitave të Ligjit, deri më 31 mars të vitit pasues dorëzon Raportin përmbledhës vjetor, me informacionet e nevojshme për personat të cilëve iu është mbajtur tatimi në burim. Në raport përfshihet:

3.1. Periudha tatimore;

3.2. Emri i biznesit i cili ka mbajtur tatimin në burim;

3.3. Numri Fiskal i biznesit;

3.4. Emri dhe mbiemri i personit fizik jo-afarist;

3.5. Numri identifikues i personit fizik jo-afarist;

3.6. Shuma e paguar;

3.7. Tatimi i mbajtur në burim.

4.Tatimpaguesi i cili mban tatimin në burim, deri më 1 mars të vitit pasues të periudhës tatimore, me kërkesën e personit fizik jo-afarist të cilit i është mbajtur tatimi në burim, i siguron certifikatën e tatimit të mbajtur në burim, në formën e specifikuar nga ATK.”

Pra, bazuar në dispozitat e lartë cituara, biznesi me rastin e blerjes nga personi fizik, për pagesën që ju e bëni, obligoheni të mbani tatimin në burim në shkallën prej nje përqind (1%) në bruto pagesë. Po ashtu, përgatitni një fature interne sipas së cilës edhe i njihni shpenzimet të cilat i paraqitni edhe në deklaratë vjetore. Deklarimi dhe pagesa e tatimit për Kategoritë e Veçanta bëhet në baza mujore me Formularin – WR.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni