📝1,429 gjoba për sektorin e transportit ndërkombëtar
🚌ATK në funksion të luftimit të ekonomisë jo-formale gjatë këtyre ditëve ka inspektuar aktivitetin e sektorit të transportit rrugor ndërkombëtar. Gjatë këtyre inspektimeve zyrtatet e ATK-së kanë ka lëshuar 1,429 gjoba për mos pajisje me arkë fiskale dhe mos lëshim të kuponit fiskal, tek 62 kompani, të cilat janë përcjell për procedim në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative.
🔍Të gjitha këto aktivitete janë duke u ndërmarr në kuadër të Planit Operativ të Veprimit për periudhën Korrik – Shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë te tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektoj sektorët të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitete të shumëfishuara dhe gjendja e tyre në relacion me obligimet tatimore nuk është ne nivelin e duhur.