Kreu Ekonomi Qeveria ndan 7 milionë euro për shtesa të fëmijëve dhe për lehona

Qeveria ndan 7 milionë euro për shtesa të fëmijëve dhe për lehona

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës ka ndarë shtatë milionë euro për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare dhe nënat lehona.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur se ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.

“Kalon plotësim-ndryshimi i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”. Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, ky plotësim-ndryshim parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni