Kreu Financa Pyetje: A do të marrin pensionisetët edhe nga 100€ shtesë në dhjetor?

Pyetje: A do të marrin pensionisetët edhe nga 100€ shtesë në dhjetor?

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor.

Me dyfishim të pagesave përfitues kanë qenë edhe ata të kategorisë së skemave sociale, raporton 02Press.com.

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave përfituesit e skemaves sociale do të marrin dyfishim të asistencës sociale edhe për muajin dhjetor, ndërkaq e njëjta nuk parashihet edhe për pensionistët.

Nё mbledhjen e Qeverisё, Ministri Hekuran Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundësohet mbështetja e kategorive mё tё cenueshme tё shoqёrisё sonё.

Mё tutje, kjo masё pёr nga vëllimi i familjeve qё prek ёshtё mё e madhja qё ёshtё miratuar ndonjёherё nё Qeveri, me afërsisht 330 mijё familje qё do tё përfitojnë mbështetje financiare. Pra, njё politikё e tillë prek shumё familje dhe ka njё ndikimin tejet tё madh nё buxhetin familjar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni