Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se të gjitha pagesat nga pakoja emergjente do të ekzekutohen javën e ardhshme.
Kurti përmes një konference per media tha se vonesat janë procedurale. Ai theksoi se mjetet janë të ndara dhe do të ekzekutohen javën tjetër.
“Sa i përket pakos emergjente fiskale, buxheti është, mjetet janë, ato do të ekzekutohen. Çka nuk është ekzekutuar këtë javë do të ekzekutohet javën tjetër. Na vjen keq për çfardo vonesash procedurale. Nuk bëhet fjalë për mospërmbushje zotimesh apo për mungesë mjetesh. Të gjitha vonesat eventuale janë procedurale dhe do të ekzekutohen javën e ardhshme”, deklaroi Kurti.