Kreu Ekonomi Tërheqja e kursimeve nga Trusti, çka pritet të ndodhë?

Tërheqja e kursimeve nga Trusti, çka pritet të ndodhë?

nga Kontabilisti

Me gjithë debatin e krijuar rreth tërheqjes së kursimeve nga Fondi Pensional i Kursimeve (Trusti), institucionet e vendit nuk kanë marrë asnjë veprim konkret.

Kërkesa e qytetarëve dhe propozimi i opinonistëve për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti, hasi në vesh të shurdhër, shkruan 02Press.com

Kërkesa konkrete ishte që tërheqja të mundësohet para Vitit të Ri.

Madje në mënyrë metaforike edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu kishte deklaruar se mund të lëshohen para nga Trusti.

Qytetarët në masë të madhe janë shprehur të zhgënjyer me mos veprimin e institucioneve të vendit, për t’ua mundësuar tejkalimin e situatës së rënduar ekonomike, e cila ishte bërë e papërballueshme për shumicën e qytetarëve, pas ngritjes së çmimeve.

Lëvizje nuk kishte as nga Trusti. 

Njoftimi i fundit që Trusti e kishte bërë publik ndërlidhet me Raportin vjetor të punës për vitin 2020.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë iniciativë të ngjashme gjatë kësaj përiudhe për të mundësuar tërheqjen e kursimeve nga Trusti. / 02Press.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni