Kreu Financa A do te ketë shtesa tjera prej 100 euro per femije dhe pensionistë ne vitin 2024?

A do te ketë shtesa tjera prej 100 euro per femije dhe pensionistë ne vitin 2024?

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës, më 13 dhjetor, mori vendim që të ndajë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç në muajin dhjetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë aso kohe se pushteti synon që vitin e ardhshëm të avancojë skemën, sipas parimit që ata që kanë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë.

Deri më tani, Qeveria ka ndarë nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe nga 20 euro për fëmijët deri në dy vjeç.

Kurti është zotuar se në të ardhmen fëmijët do të përfitojnë nga shtesat prej 50 deri 150 euro.

Në mbledhjen e parafundit të Qeverisë, Kurti ka thënë se këtë muaj edhe pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro, përveç pensionit të rregullt.

Pensionet në Kosovë dallojnë nga 100 deri në 265 euro, varësisht prej kontributit.

Ndërkaq, më 21 dhjetor, në mbledhjen e Qeverisë, u tha se janë ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionist-marrësit. Keto shtesa pritet te jene te pervitshme por nga viti 2024 ato pritet te kategorizohen sipas te hyrave te prindve e te cilat pritet te fillojne nga 50 euro e qe mund te arrijne deri 150 euro. raporton kontabilisti.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni