Sipas nenit 19, paragrafit 8 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, është përcaktuar e drejta e njohjes së shpenzimeve të tatimpaguesit, citojmë:
“Për përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto për shpenzimet e bëra dhe të paguar brenda ose jashtë vendit, nëse ato janë bërë gjatë periudhës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike dhe nëse ato janë të dokumentuara si shpenzime dhe pagesa të bëra.”
Sipas nenit 23 të Udhëzimit Administrativ 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë përcaktuar kërkesat ligjore në lidhje me dokumentimin e shpenzimeve.
Nëse shpenzimet e ndodhura nuk dokumentohen sipas kerkesave ligjore, atëherë shpenzimet e tilla nuk konsiderohen si shpenzime të zbritshme për qellime tatimore.