Pas kufizimeve të reja që ka vendosur qeveria, shumë shoqata të bizneseve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Mirëpo ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se masat e reja nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve.
“Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”.
Ministri i Shëndetësisë ka shtuar se edhe komunat tjera që hyjnë në zonën e kuqe të infeksionit, do të ketë të njëjtat masa si Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja.