Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mos-bllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30 prill 2021.
“Pas datës 30.04.2021, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatoj procedurat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi” shkruan Administarta.
Sipas njoftimit, të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19.