Kreu Ekonomi Albin Kurti synon që të gjithë punëtorët në Kosovë të jenë me kontrata

Albin Kurti synon që të gjithë punëtorët në Kosovë të jenë me kontrata

nga Flamur Berisha

Asnjë punëtorë në Kosovë nuk do të jetë pa kontratë pune.

Kjo pasi që Qeveria Kurti ka planifikuar që të zhdukë këtë problemë në Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu bëhet e ditur në programin e Qeverisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus.

“Ekonomia joformale si fenomen, ka marrë shtrirje të gjerë në ekonominë e vendit. Studimet e fundit vlerësojnë që ekonomia joformale arrin deri në 30% të BPV-së. Duke ju shmangur detyrimeve të ndryshme ndaj shtetit, subjekte të ndryshme fitojnë shuma të mëdha financiare në mënyrë të paligjshme. Prezenca e ekonomisë joformale në vend dëmton ekonominë e tregut, dhe konkurrencën e drejtë në mes të bizneseve. Në këtë drejtim ajo gjithashtu paraqet pengesë të madhe në matjen e treguesve makroekonomik siç janë: bruto produkti vendor (BPV), shkalla e rritjes ekonomike dhe papunësisë, etj., të cilat reflektohen në krijimin e politikave ekonomike”, thuhet në programin e Qeverisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni