- Aplikimin për shtesa për lehona dhe fëmijë e kam realizuar me sukses mirëpo nuk kam pranuar pagesën?
Pagesat për këto shërbime zakonisht ekzekutohen me datën 25 të çdo muaji.
Për informata më të hollësishme rreth pagesave kontaktoni me Ministrinë e Financave në numrin 0800 44440.
- Nga cila datë mund të aplikoj për shtesa për fëmijë dhe lehona?
Aplikimet për shtesa për fëmijë dhe lehona janë të hapura çdo muaj nga data 1 deri më 20.
- Nëna e fëmijës nuk është shtetase e Kosovës, si mund të realizojmë aplikimin për shtesa për fëmijë?
Në rastet kur nëna nuk është shtetase e Kosovës aplikimin për shtesa për fëmijë e realizon babai nga profili i tij në eKosova.
- Gjatë aplikimit për shtesa për fëmijë a mund të shënojë gjirollogarinë bankare të bashkëshortit pasi që unë nuk posedoj gjiro-llogari bankare?
Gjirollogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikueses, nuk pranohen gjirollogari tjera.
Me respekt,
Stafi eKosova.