𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐓𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐑𝐢𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈, 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐑𝐢𝐦𝐞̈𝐤𝐞̈𝐦𝐛𝐣𝐞𝐧 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐬𝐤𝐚𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝟑𝟏.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟏!
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH se bazuar në Ligjin Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, aplikojnë normën e reduktuar të TVSH-së prej tetë përqind (8%) vetëm deri me datë 31.12.2021. Pas kësaj date këto furnizime tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Pra, nga data 01.01.2022, furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Po ashtu, të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, me rastin e furnizimit të tyre nuk aplikojnë TVSH vetëm deri me datë 31.12.2021, me kusht që të kenë plotësuar kriteret e përcaktuara me vendim nga Ministri i Bujqësisë.
Pas kësaj date këto furnizime tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Pra, nga data 01.01.2022, transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Administrata Tatimore e Kosovës