Kreu Financa ATK ndryshon/ploteson proceduren e paisjes me Vertetim Tatimor

ATK ndryshon/ploteson proceduren e paisjes me Vertetim Tatimor

nga Kontabilisti

ATK, plotëson/ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor

🏢Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se bazuar në Ligjin në fuqi për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-176 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ka nxjerr udhëzuesin me të cilin plotëson/ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor📄

👓Qëllimi i këtij Udhëzuesi është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale për të lëshuar Vërtetimin Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ATK për të mundësuar gjenerimin e Vërtetimit Tatimor.

💻Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale 📝

📨Tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Ndërsa Personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes 🔗linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

👨‍💼Vërtetimi Tatimor për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, lëshohet nga ATK vetëm: në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; si dhe në rastet kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave.

🧑‍💼Ndërsa, Vërtetimi Tatimor për personat fizikë jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm: në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave; si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin ⏳

📔Ky Udhëzues hyn në fuqi në datën e nënshkrimit, ndërsa fillon të zbatohet nga data 01 Tetor 2023 dhe i njëjti shfuqizon “Udhëzuesin lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor” të datës 14 Tetor 2020.

✂️Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së 🖇️www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni