ATK ka identifikuar se disa nga bizneset që zhvillojnë aktivitetin e ndërtimtarisë nuk janë duke mbajtur dokumentacionin sipas Ligjit.
Andaj, ATK rikujton se tatimpaguesit e angazhuar në aktivitete të kontratave afatgjate të ndërtimit, duhet të mbajnë kontabilitet të veçantë për secilin projekt. Nëse ka kontrata të shumta në projekt, duhet të mbahet kontabilitet i ndarë për secilën kontratë brenda projektit. Për secilën kontratë, duhet të ekzistojë një kontabilitet i ndarë për të gjitha hyrjet dhe shpenzimet (për njësi matëse, si: shitjet, pagesat paradhëniet, këmbimet, etj.)ATK do të vazhdoj me Projektin “Përmirësimi i Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë”, dhe në identifikimin e rasteve të tilla, andaj ju inkurajojmë që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.